Katër gola për 17 minuta, drithërima në Dortmund-Augsburg

22/01/2023 17:29

Katër gola brenda 17 minutave në Borussia Dortmund-Augsburg.

Kombinime të bukura mes Jude Bellingham dhe Karim Adeyemi, dhe finalizim fantastik i mesfushorit anglez.

Me realizmin e sotëm, Bellingham është ngjitur në kuotën e katër golave sezonalë në Bundesliga. Gjithsesi, skuadra mike, pjesë e së cilës është edhe Elvis Rexhbecaj, riktheu baraspeshën 11 minuta më vonë.

Ekipi mik përfitoi nga një gafë e Nico Schlotterbeck dhe Arne Maier shënoi një gol shumë të bukur. Vendasit nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe u rikthyen në avantazh dy minuta më vonë.

Ishte pikërisht Schlotterbeck, mbrojtësi i kombëtares gjermane, ai që shleu gabimin duke dërguar në rrjetë topin e marrë nga Julian Brandt dhe duke ndezur festën në “Signal Iduna Park”.

Por, emocionet nuk kishin fund, pasi në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë, Augsburgu shënoi sërish, këtë radhë me anë të Ermendin Demirovic, i cili gjeti golin e gjashtë sezonal në kampionatin gjerman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA