Foto ilustruese

Një 30-vjeçar kapet në flagrance dhe vihet në pranga në qytetin e Kavajës, për veprën penale “Vjedhja”.

Banuesi në Kavajë me iniciale Xh.K. rezultoi se në kohë dhe në vende të ndryshme ka kryer një sërë vjedhjesh, 6 prej të cilave janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore.

Prej muajit gusht 2022 deri në momentin që u kap në flagrancë qytetari ka vjedhur 2 biçikleta, si dhe sende të ndryshme në 2 banesa dhe në 2 biznese, në Kavajë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nga kryerja e veprimeve hetimore profesionale, të iniciuara nga denoncimet e qytetarëve të ndryshëm, për raste vjedhjesh, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The last”, në kuadër të së cilit u vu në pranga shtetasi:

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel