770 hektarë tokë bujqësore është përmbytur në total në qarkun e Lezhës.

Territori i Qarkut Lezhë është përshkuar nga reshjet e shiut me intensitet të ulët gjatë natës.

Kuota lumit Drin është në nivelin +1.0 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, pra ka një rënie të nivelit me rreth 0.30 m dhe ka tendencë për ulje pasi reshjet e shiut momentalisht kanë intensitet të ulët,  kurse kuota e lumit Mat vazhdon me  rritje të vogël, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumen Fan është 153 m³/s, por pa krijuar problem, për shkak të gjerësisë së shtratit të lumit Mat.

Hidrovoret janë gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë. Hidrovori Balldre kuota -1.55 m (-1.5 m ) kuota kritike. Hidorvori Tale kuota + 0.2 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike. Hidrovori Shllinza kuota +0.02 m nga – 0.5 m kuota kritike. Hidrovori Droje kuota +0.2 m nga 0.00 m kuote kritike. Hidrovoret e tjera nuk paraqesin problematika.

Në pjesën që kullon hidrovori i Drojës, njësia administrative Mamurras ka rreth 30 ha tokë bujqësore të përmbytur. Në ish kënetën Gjonëm ka rreth 270 ha tokë të përmbytur.

Në ish kënetën e Toroviocës , njësia administrative Balldren, ka të përmbytur aktualisht rreth 250 ha.Po në këtë njësi në fshatin Gocaj ka rreth 20 ha sipërfaqe toke të përmbytur.

Në njësinë adminstative Zejmen ka rreth 200 ha toke bujqësore të permbytur në ish kënetën Spiten-Tresh.

Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.

Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut vazhdojnë të jenë me intensitet të ulët. Në zonat e thella dhe me shtrirje në lartësi mbi nivelin  e detit  kanë filluar reshjet e dëborës, si  në fshatin Nenshejt, Nj.A Orosh trashësia e dëborës është rreth 25 cm dhe vazhdon të bjerë.

Në disa fshatra të Nj.A Fan trashësi është rreth 30 cm dhe vijon të bjerë. Rrugët deri tani raportohet që janë të kalueshme dhe pa probleme.

Top Channel