Athletic Bilbao do të presë këtë të dielë Real Madrid për takimin e raundit të 18-të të La Liga.
Duke folur për mediet në prag të kësaj sfidë, trajneri i Bilbao-s, Ernesto Valverde theksoi se përpara kanë një takim shumë të vështirë.
“Është një klasike në La Liga. Është një provë për ne, por edhe për ata, të cilët e dinë se të luash në San Mames është e komplikuar. Në këto ndeshje mund të shihni një atmosferë ndryshe sepse është një lojë e veçantë.”-tha ai.
Më tej duke folur për trajnerin e Real Madrid, Valverde shtoi se të gjithë ndjejnë dobësi për Ancelotti-n.
“Shumë njerëz ndjejnë dobësi për Ancelottin. Pavarësisht qoftë nga titujt e tij, si i arrin, si e udhëheq ekipin, për shkak të qasjes që ka ndaj lojtarit, që i bën të gjithë ta respektojnë atë. Dhe vit pas viti ai vazhdon të fitojë dhe ai ka sukses plus një buzëqeshje, ka një pjesë të kësaj që ne të gjithë duam të arrijmë.”-deklaroi ndër të tjera Ernesto Valverde.
Top Channel