Disa fshatra në Fier kanë probleme me energjinë elektrike, si pasojë e motit me reshje të dendura që përfshiu vendin gjatë ditëve të fundit.

Problemet me energjinë elektrike shfaqen në njësinë Administrative  Fratar, në fshatrat Malas, Ninësh, Gadurovë dhe Bejar.

Furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon normalisht dhe akset rrugore janë të kalueshme.

Niveli i ujit në lumenjtë Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale. Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4.8 metra.

“Situata në territorin e qarkut Fier  është e qetë. Nga struktura vendore të MC, nuk kemi raportime për situata problematike. Gjatë natës ka pataur reshje shiu me intesitet të ulët. Furnizime me ujë të pijshëm nuk ka problem. Akset  rrugore, rurale dhe nacionale janë të kalueshme normalisht. Hidrovoret janë në garishmëri të plotë pune. Niveli i ujit në lumenjt Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale.Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4.8m. Prezence uji në toka bujqësore nuk ka. Kemi ndërprerje të energjisë elektrike, në Njësinë Administrative Fratar në fshatrat Malas , Ninësh ,Gadurove, Bejar. Në Njësinë Administrative Selitë në fshatrat Gjerbës, Selitë, Kapaj, Çërrilë, bashkia Mallakastër. Grupet e punës janë në terren dhe po punohet për riparimin e defekteve”, sipas njoftimit.

Top Channel