Fshati turistik Bogë është zbardhur nga dëbora.

Boga është një fshat në ish-komunën e Shkrelit, në veri të Shqipërisë, që gjatë kohëve të fundit e ka zhvilluar turizmin.

Në aksin Bogë -Theth trashësia e borës ka arritur deri në 20 cm, ndërsa në Bogë km 4 trashësia është arrin deri në 45 cm.

Në Qafë Thorë në km 11 reshjet e borës janë mbi 80 cm, ndërsa në zonën e tuneleve trashësia është mbi 5 m nga orteqet.

Në aksin Tamarë-Vermosh ka prezencë bore nga Gropa Selcë deri në doganë në Vermosh.

Gjithashtu dhe në Qafë Perdoleci trashësia shkon mbi 50 cm.

 

Top Channel