Reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë natës në zonat malore të vendit.
Kanë filluar reshjet e dëborës edhe në Qafë Plloçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Libonik-Maliq, Zëmblak-Dogana Goricë, Qafë Mali-Fierzë , Pukë Fushë Arrëz-Kukës ku është punar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme
Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës.
Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës në të gjitha akset me prezencë dëbore për të mbajtur qarkullimin në normalitet
ARRSH këshillon të gjithë drejtuesit qeë të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë dhe respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Top Channel