Mëngjesin e sotëm  gjithë rrethi i Bulqizës është mbuluar nga dëbora. Aktualisht në akset nacionale nuk ka probleme për kalimin e makinave.

Reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në akset e rrugëve rurale si në Martanesh ,Ostren, Trebisht, Zerqan si dhe ne disa fshatra të njësisë Fushë Bulqizë.

Policia lokale e Bulqizës bën thirrje drejtueseve të automjeteve që lëvizin në rrugët rurale të përdorin zinxhirë, si dhe drejtuesve që transportojnë minatorët për tek galeritë e kromit.

Me vështirësi kalohet edhe në bypassin e rrugës së Arbrit në Qafë Murriz.

Reshjet kanë shkaktuar probleme në linjat e tensionit ku ka lënë pa energji disa fshatra të Gollobordës.

Top Channel