Situata e përmbytjeve nuk ka ndryshuar këtë të premte në bashkinë e Shkodrës, ku ende 1100 hektarë tokë vijojnë të jenë të përmbytura në Anën e Malit.

Fatmirësisht, në Obot uji është larg banesave, ndërsa në Muriqan, uji i lumit Buna i është drejtuar tokave bujqësore duke shkaktuar dëme të shumta.

Këto janë fushat e mbjella me kultura bujqësore të Ramazan Rrustjes, në Goricë të cilat janë të mbuluara nga uji, ashtu si të gjitha tokat e tjera të kësaj zone.

Dikur aty është prodhuar çdo gjë thotë Ramazani, ndërsa sot për shkak të përmbytjeve Buna sjell çdo gjë duke dëmtuar edhe cilësinë e tokës.

Ai na tregon se ligji i dëmshpërblimit nga hidrocentralet ekziston që në kohen e komunizmit e madje atëherë fshatarët dhe kooperativa janë dëmshpërblyer për përmbytjet.

Top Channel