Pep Guardiola nuk mund ta fshihte zemërimin e tij ndaj lojtarëve të Manchester City-t, pavarësisht një përmbysjeje spektakolare kundër Tottenhamit.
52-vjeçari kritikoi pothuajse çdo lojtar të skuadrës së tij pas fitores 4-2 dhe këmbënguli se ata nuk janë në nivelin e Arsenalit për të konkurruar deri në fund për titullin kampion. Kampionët në fuqi pësuan dy gola në fundin e pjesës së parë dhe kjo gjë e ka mërzitur spanjollin.
“Duke luajtur në këtë mënyrë, këtë sezon mund të them se nuk do të fitojmë asgjë. Na mungon guximi, pasioni, zjarri, dëshira për të fituar nga minuta e parë. Njësoj si tifozët, për 45 minuta heshtëm. Unë dua që fansat e mi të kthehen. Tifozët duhet të brohorisnin, sepse po humbnim, por jo sepse luajtëm keq. Ndoshta ata ndihen mirë sepse kemi fituar katër Premier League në pesë vjet. Vetëm pasi shënojmë gol, ata reagojnë, nuk duhet të jetë kështu.
Sfida e radhës për Man. City-n në Premier League do të jetë përballë Wolves.
Top Channel