Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho është vlerësuar me çmimin ‘Artistja e Vitit 2023’ nga Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike (ICMA).

Mes një postimi në Instagram, Jaho ndan lajmin, ndërsa kompeticioni i cili vlerëson emra të ndryshëm të muzikës klasike nga e gjithë bota, e kanë cilësuar zërin e Jahos si magjepsës dhe unik.

Ky ishte viti i 53-të i kompeticionit të operas ICMA i cili i vlerëson këngëtarë, dirigjentë, operat, vokale apo kompozitorë.

Kompeticioni e nderon dhe uron atë duke thënë: “Me bukurinë unike të  zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr në mënyrë të sigurt dhe shkëlqyese vezulluese, Ermonela Jaho magjepse me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetri është  prania e saj teatrale elektrizuese. Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë  identifikimi me rolet e tyre, një vërtetësi kaq të madhe dhe një  emocion thellësisht emocionues. Sapo hyn në skenë, Ermonela Jaho hedh  jashtë personalitetin e saj si një mantel dhe mishëron plotësisht  karakterin që ajo duhet të interpretojë”, ndërsa thanë se ishin shumë dakord që çmimi tanimë i përket Jahos.

“Shumë e nderuar”, shkruan Ermonela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA