Shqipëria merr pjesë për herë të parë në një kupë bote për ski me sportisten me origjinë italiane Laura Colturi.
Paraqitjet mjaft të mira në këtë edicion të botëroreve të ndryshme në shtete të ndryshme, ndërsa në garën që po zhvillohet në Austri renditet në vendin e dytë për moshën e saj dhe të katërtin në këtë kategori gare.
“Pjesa e parë e garës shkoi mirë, ndërsa në pjesën e dytë pamja nuk ishte e qartë, por gjithësesi jam e kënaqur. Objektivi im është që të marr maksimumin në çdo garë. Nuk e ndiej presionin pasi që e vogël jam mësuar që të flitet për mua”, tha skiatorja shqiptare e cila u shpall kampione për moshën 18-vjeçare.
“Kush e kishte menduar që para një viti ne do të ishim në kupën e votës dhe në çdo vend ku skia praktikohet, njeh Shqipërinë”, u shpreh presidenti i Federatës Shqiptare të Skive.
Top Channel