Krishtlindja në Kosovë/ Mesazhi i ipeshkvit Dodë Gjergji: Mjaft me urrejtje, me përçarje dhe fyerje
25/12 14:41
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka konfirmuar se ai ka qenë shenjestra e një atentati që për fat të mirë ka dështuar ndërsa shprehet se Policia e Kosovës i ka ofruar të gjithë sigurinë e nevojshme.
“Nuk ndihemi apsolutisht të rrezikuar, Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit tashmë janë duke u marrë me këtë. Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt”, ka thënë Abdixhiku duke mos dhënë detaje më të hollësishme.
Para mediave ka folur edhe deputeti Armend Zemaj, i cili ka pohuar ato që ka thënë Abdixhiku por duke mos përmendur se kush janë kundërshtarët politik.
Top Channel