Solli karikatura për të ironizuar “rivalët”/ Remili dhe Giselda në takim, “shpërthen” debati në studio: Nuk mund të…

18/01/2023 19:25

Treshja Lorida-Giselda-Remili vijojnë debatet, për situatat e krijuara deri më tani.

Hyrja e Giseldës në Për’puthen dhe afrimiteti që ka me Remilin, ka bërë që të kenë përplasje me Loridën.

Këtë puntatë u transmetua takimi i i Giseldës dhe Remilit, i cili solli diskutime në studio. Teksa ata po njihnin më shumë njëri-tjetrin, ata nuk kursyen thumbat për Loridën dhe Arbrin.

Me sa duket konkurrentët kanë ende tema të padiskutuara, të cilat kanë mbetur pezull.

Momenti më final ishte dorëzimi i “dhuratave” që ata i bënë Loridës dhe Arbrit, dy karikatura të cilat tregoni ironi.

Lorida u nervozua shumë dhe për një moment i mori letrat duke i grisur letrat dhe hedhur në tokë.

“Nuk mund të tallesh në këtë mënyrë, nuk ta lejoj”, u shpreh konkurrentja teksa grisi letrat.

 

FOTO GALERI
2/11

Top Channel