Tragjedia në familjen Boba/ I mituri ndërroi jetë pas sulmit me thikë në zemër, familja largohet, banesa me qira braktiset
Vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme këtë të mërkurë.
Moti parashikohet kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e në veriperëndim me intensitet deri të lartë, hera herës reshje në formën e shtrëngatave aftashkurtra.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe perëndim me intensitet deri të lartë.
Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore ndërsa në relievet malore mbi 800-900 metër reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore erë intensive me shpejtësi deri në 18m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 4-6 ballë.
Top Channel