Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për alkoolin.

Në Kanada po flitet që të lejohen vetëm 2 pije alkoolike gjatë javës, lajm ky që është shoqëruar me reagime te shumta.

Xhim Begeja tregoi se sa i përket konsumit të birrës, vendin e parë e mban Çekia me rreth 157 litër për frymë në vit, ndërsa shqiptarët konsumojnë rreth 30 litër birrë për frymë në vit.

I pyetur për alkoolin më të veçantë që mban në shtëpi, Begeja veçoi rakinë e shegës.

Nga ana tjetër gazetarja Dasara Karaiskaj theksoi se është një fanse e vodkës dhe iu bëri thirrje live miqve që kur t’i dhurojnë alkool, të zgjedhin vodka.

Në studio s’ munguan të qeshurat pasi u rrëfyen histori nga të ftuarit pasi ishin dehur. Nga “kërkimi i makinës” te humbja e telefonit e deri te “dielli i fortë” gjatë natës.

Top Channel