Për të parën herë në 25 vjet janë rritur si pasuria, ashtu edhe varfëria ekstreme sipas Organizatës Bamirëse Oxfam që bën thirrje për një taksim më të drejtë në përgjigje të hendekut në rritje të pabarazisë.

Qindra miliarderë, dhjetëra ministra të qeverisë dhe guvernatorë të ankave qendrore pritet të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, i parë gjerësisht si grumbullimi i më të kamurve të globit.

Në raportin e tij, “Mbijetesa e më të pasurve”, Oxfam thotë se miliarderët në botë po vetëm po pasurohen.

“Davos rikthehet në janar, me të kthehet festa e pasurisë, dhe ne po përcjellim gjetje të reja alarmante që tregojnë se një për qind e më të pasurve në planet gati dy të tretat e të gjithë pasurisë së re të krijuar që nga viti 2020“, tha për Zërin e Amerikës drejtori i drejtësisë ekonomike të Oxfam America, Nabil Ahmed.

Oxfam thotë se burimi i kësaj pasurie janë pjesërisht paratë qeveritare: likuiditet emergjent u pompua në ekonominë globale pasi pandemia e koronavirusit i detyroi vendet të mbylleshin në vitin 2020.

“Ajo ishte e domosdoshme, por në të njëjtën kohë, super të pasurit qenë në gjendje të përfitonin nga bumi i asteve që pasoi, dhe pa kufijtë e taksimit, qenë të lirë t’i shihnin mirë xhepat e tyre”, thotë Ahmed.

Oxfam llogarit se të paktën 1.7 miliardë punëtorë jetojnë tani në vende ku inflacioni po tejkalon pagat, që do të thotë se njerëzit po varfërohen. Megjithatë, pasuria e miliarderëve është rritur pasi inflacioni rrit çmimet e ushqimit dhe energjisë, dhe kriza aktuale e kostos së jetesës po krijon përfitime dramatike për shumë njerëz në krye, thuhet në raport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA