Petro dhe Ilda me sa duket nuk po gjejnë qetësi, pasi veprimet që bëri me Irisin pas deklarimit romantik, mbeten ende mes tyre.
Të dy nisën një takim sqarues por në të vërtetë u ndërpre në mes, pasi konkurrenti i acaruar u ngrit nga stoli.
“Mua deri më tani nuk më ka refuzuar asnjë femër. Tashmë mua thikë pas shpinës. Mendoja që është një vajzë me karakter të fortë. Aktualisht nuk po më mban vendi”, tha Petro.
Ai ka pritur që Ilda të deklarohej për të, por morri përgjigjen negative. Ajo vendosi të mos deklarohej për të.
“Reagoi kështu se ju prek egoja e vet. Ai nuk di të respektojë asnjë femër. Ia thash që nuk deklarohem. Nuk e bëj deklarimin”, u shpreh konkurrentja.
Debati i gjatë dhe i acaruar mes tyre nuk pati një kompromis për vijueshmërinë e marrëdhënies së dashurisë në “Për’puthen”.
Top Channel