Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit.

Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe ai nuk na i kursen fotot dhe momentet shumë të ëmbla që kalojnë së bashku.

Ka disa ditë që tashmë familja Vula po shijon pushimet jashtë vendit e vetëm pak më parë Ledri ka postuar një foto me Poem dhe na i ka bërë ‘sytë zemra’.

Ashtu si shumë këngëtarë të tjerë kanë paralajmëruar se do të sjellin projekte solo apo duete, Ledri na ka paralajmëruar se do të jetë dhe ai pjesë e ‘surprizave të fillimit të vitit’. Me anë të disa fotove nga studio muzikore dhe pa shumë fjalë duket se reperi na lajmëroi që ta presim gjithë sy e veshë…

Top Channel