Qarkullonin më armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë në Tiranë, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm për plagosje Dikur në shkallën më të lartë të gjyqësorit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe si një ndër njerëzit që votoi pro procesit të vetting-ut, do të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykata e Posaçme.
Pasi SPAK mbylli hetimet Gjykata e Posatçme çeli shqyrtimin gjyqësor ndaj Fatos Lulos, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Lulo akuzohet nga SPAK për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë” në formën e kallëzimit të rremë. Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit. Për provimin e akuzës, përveç 2 akt ekspertimeve financiare, SPAK kërkoi edhe pyetjen e 4 dëshmitarëve. Gjykata e Posaçme do ta shqyrtojë çështjen në seancën e radhës të caktuar më 30 janar.
Edhe më herët, SPAK e ka çuar dosjen për gjykim por gjykata e ka rikthyer në duke konstatuar të meta në hetim.
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo është emër i njohur në sistemin e drejtësisë, i cili është eliminuar nga Vettingu në shkallën e parë dhe të dytë për shkak të vendimeve të diskutueshme mbi persona të lidhur me krimin.
Një ndër to është edhe ajo e ekstradimit të Almir Rrapos drejt SHBA-së. Lulo vendosi të rrëzojë dy gjykatat më të ulëta, duke mos e ekstraduar Rrapon, i cili do të gjykohej në Shtetet e Bashkuara për vrasje. Një tjetër çështje e rëndësishme në duart e Fatos Lulos, ishte ajo e uljes së dënimit për Edmond Begon, alias Manoli Bega. Nga 21 vite burg që ishte dënuar në Itali per trafik droge, Lulo ia uli dënimin Begos me 4 vite e 4 muaj në Shqipëri, dënim, të cilin nuk e kreu asnjëherë.
Top Channel