Mes puthjesh dhe përqafimesh krijohet çifti i parë në “Përputhen” / Arbi deklarohet për Laurën: Jam vetëm për ty

15/01/2023 22:00

Skena romantike mes puthjesh dhe përqafimesh kanë shoqëruar mbrëmjen e sotme “Përputhen Prime”, ku është deklaruar çifti i parë. Arbi dhe Laura i thanë po njëri tjetrit për një lidhje mes tyre.

Arbi përgatiti një surprizë për Laurën, të cilës i bëri një pikturë dhe më pas u deklarua për të duke e shoqëruar me dy vallëzime triumfin e dashurisë mes tyre.

Arbi: Me këtë surprizën desha të them që deklarohem totalisht për ty, jam vetëm për ty këtu.

Laura: Sot e vlerësoj jashtë mase sepse Arbi ka kaluar çdo kufi që unë mund ta imagjinoja duke ditur edhe tipin që ka Arbi që është shumë I rezervuar. Pyes veten sa kohë ka harxhuar për të bërë gjithë këto gjëra.

Arbi: Mendova të bëj diçka që edhe që më pëlqen edhe të bëj të lumtur Laurën.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel