Princesha ish-modele refuzon të largohet nga vila me muralin e Caravaggio-s (fotot)

14/01/2023 18:20

Ish-modelja e Playboy e kthyer në aristokrate, Rita Boncompagni Ludovisi, jeton në ndërtesën që mburret me muralin e vetëm të realizuar nga artisti.

Por trashëgimtarja e njohur refuzon tashmë urdhrin e një gjykatësi italian për të zbrazur vilën e shekullit të 16-të, me afreskun unik në tavan nga mjeshtri Caravaggio.

Përveç një konflikti të ashpër pronësie me bijtë e ish-bashkëshortit të saj, Princesha Rita Boncompagni Ludovisi akuzohet gjithashtu për mos-mirëmbajtje të ndërtesës historike.

Villa Aurora, me vlerë të llogaritur në $539 milionë, ka brenda muralin e vetëm të njohur të Caravaggio, ku përshkruhen zotat olimpikë Jupiter, Neptun e Pluto.

Princesha është e përfshirë në një konflikt ligjor pronësie me bijtë e bashkëshortit të saj të ndjerë princit Nicolo Boncompagni Ludovisi, pas vdekjes së tij në 2018.

Një gjykatës në Romë ka vendosur se prona historike nuk po mirëmbahet si duhet, pas shembjes së një muri.

Gjykata the gjithashtu se princesha Rita e lindur në SHBA dhe e martuar në një prej familjeve më të pasura në Itali, ka organizuar dhe vizita turistike të paautorizuara në pronën e saj, akuza të cilat ajo i mohon.

“Unë do të mbroj deri në fund të drejtën time të përdorimit”, tha princesha për mediat në lidhej me vendimin e gjykatës.

Burri aristokrat i kishte dhënë të drejtë gruas të jetonte në vilë gjatë gjithë jetës së saj, sipas tentamentit, por djemtë e tij Francesco, Ignazio, e Bante – kontestuan në gjykatë vendimin.

Palët e përfshira në konflikt raportohet se kanë rënë dakord të nxjerrin rezidencën në ankand, por të enjten një seancë e pestë ankandi u mbyll pa interes të mundshëm blerjeje.

Vila është me status mbrojtjeje nga ministria italiane e kulturës dhe ka mundësi që shteti ta blejë, por princesha Rita ka shprehur dyshime nëse Italia “mund të paguajë dot një çmim aq të lartë”.

FOTO GALERI
5/8
Murali i Caravaggio ne tavan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA