Kampioni i Kosovës në basketbollin e meshkujve nuk ka të ndalur.
Golden Eagle Ylli ka mundur sërish Ponte Prizrenin 64:73 (17:18, 22:22, 10:10, 15:23), që ishte fitorja e 13-të radhazi, në takimin që u zhvillua në Therandë, ndërsa ka edhe katër humbje, kurse prizrenasit kanë gjashtë fitore e 12 humbje.
Çereku i parë i ndeshjes ishte kryesisht i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e madhe dhe përfundoi 17:18. Në periudhën e dytë therandasit kishin epërsi deri në shtatë pikë, por sërish u rikthyen prizrenasit, ku më pas zhvillohet lojë e barabartë dhe pjesa e parë përfundon 39:40.
Në periodën e tretë u shënuan shumë pak pikë, 20 në total apo nga dhjetë për secilën skuadër, ku herë njëra kalonte në epërsi e herë tjetra, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 49:50. Fituesi u vendos në dhjetë minutat e fundit, ku kampionët e Kosovës ishin më të mirë dhe triumfuan 64:73.
Te prizrenasit më i miri ishte Dachon Burke me 15 pikë e nëntë kërcime, kurse te therandasit më i miri ishte Malcolm Armstead me 15 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.
Top Channel