Një grua ka raportuar këtë të premte se një ditë më parë është ngacmuar seksualisht nga tre burra në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj. Rasti po hetohet si ngacmim seksual, ndërsa pritet që autorët e dyshuar të përballen me akuzën.

Njoftimi i policisë:

“Ferizaj- Me 13.01.2023 viktima femër kosovare, ka raportuar se tre të dyshuarit meshkuj kosovar ndaj saj kanë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Top Channel