Njerëzit shokohen kur mësojnë se djathi ‘Parmigiano’ nuk është vegjetarian (fotot)

12/01/2023 21:50

Një masë e madhe konsumatorësh naivë nuk e kanë idenë se djathi luksoz italian ‘Parmigiano Reggiano’ nuk rekomandohet për vegjetarianët, të cilëve mund të mos u pëlqejë zbulimi i ri.

Prandaj me keqardhje mediat njoftojnë se nëse je një vegjetarian dhe ke konsumuar rregullisht Parmigiano, ke qenë duke ngrënë pa e ditur produkte mishi gjithë kohës.

Parmigiano-Reggiano i njohur në Evropë si ‘Parmesan’ – është kaçkavalli i fortë që vjen nga një krahinë e vetme në Itali.

Shpjegimi mund të mos jetë shumë i thjeshtë për ata me stomak të dobët.

Ky lloj djathi ‘lidhet’ me mishin ose lëngjet e stomakut të lopëve, që prodhojnë emzimat e njohura si ‘cimosinë’.

Kur thërret viçi, stomaku i tij nxirret dhe pastrohet, më pas ai pritet në copa të vogla të cilat i shtohen përzierjes së djathit Parmigiano, para se të ngurtësohet.

Çuditërisht kjo procedurë nuk kryhet vetëm për djathin e mësipërm, por dhe për variete të tjera të famshme italiane e franceze djathi si Gruyère, Manchego, Pecorino-Romano, Camembert, Emmenthal, Vacherin, and Bucheron.

Por sipas rregullave të BE, djathrat e reklamuar si ‘Parmigiano’ duhet të vijnë vetëm nga rajoni i Parma, Reggio-Emilia, ose Bologna, si dhe të jenë prodhuar në mënyrën e përshkruar.

Komentuesit në fakt nuk ishin shumë të lumtur me zbulimin.

Një vegjetarian prej tyre tha: “Sot kuptova se djathi Parmesan ka brenda stomak viçi dhe më vinte të qaja”.

Një tjetër tha: “Ka shumë djathra që nuk janë vegjetarianë pasi përdorin ‘rennet’, enzimën e stomakut të dhive ose lopëve. Pa llogaritur që kafsha duhet të thërret”.

Djathra të tjerë të prodhuar në mënyrë të ngjashme janë Gorgonzola, Gruyère, Manchego, Parmesan, e Pecorino Romano.

FOTO GALERI
2/3
Ky lloj djathi ‘lidhet’ me mishin ose lëngjet e stomakut të lopëve, që prodhojnë emzimat e njohura si cimosinë’.

Top Channel