Shkrimtari Fatos Kongoli feston sot 79-vjetorin e lindjes.
Mes miqsh ai falënderoi fjalëpak bashkë festuesit, shkrimtarë, studiues dhe lexues.
Me karakterin e tij të mençur, gazmor, të qetë dhe të këndshëm në bisedat shpesh ekzistencialiste, Fatos Kongoli ka bërë shumë miq. Madje me ata më të afërmit i pëlqen të flasë në frengjisht, gjuhën që e vendos në vendin e dytë, pas shqipes.
Fatos Kongoli lindi më 12 janar 1944 dhe sot është një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm shqiptar të pas viteve ’90. Kongoli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin e pjesërisht në Tiranë. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”.
Është autor i një numri të madh librash ku përmendim “Lëkura e qenit”, “Dragoi i fildishtë”, “Ëndrra e Damokleut”, “I humburi” e shumë të tjerë, të cilët janë përkthyer edhe në Francë, Itali, Gjermani, Zvicër etj.
Top Channel