23 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, nga 585 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

10 raste pozitive kanë rezultuar në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Patos, Lushnjë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Gjirokastër.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 239 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,206 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Janar 2023)

Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 585

Testime totale 2,024,180
Raste pozitive 333,041
Raste të shëruara 329,206
Raste Aktive 239
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 156
Fier 28
Vlorë 26
Berat. 9
Shkodër 6
Gjirokastër. 5
Durrës. 3
Lezhë. 3
Dibër. 2
Elbasan. 1

Top Channel