Posteri i 25-vjetorit të ‘Titanikut’ lë fansat të shtangur për modelin e habitshëm të flokëve të Kate Winslet (fotot)

11/01/2023 21:01

Titaniku, ndoshta një prej filmave më të preferuar të katastrofave, do të nisë shfaqjet në kinematë perëndimore më 10 shkurt.

Por mes celebrimit të fansave dhe rikthimit të regjizorit James Cameron  me serinë e re të Avatar, disa prej tyre shpreheshin të habitur për posterin e ri të Titanikut.

Shumë dashamirës thonë se protagonistja e filmit Kate Winslet, tashmë 47 vjeçare, ka një model të çuditshëm flokësh ku duket se kaçurrelat përzihen me një stil të lirshëm në të njëjtën kohë.

“Përse të ketë ajo dy stile flokësh njëherësh”, pyeste dhe gazetari Hunter Harris në rrjetin Twitter, çka i dha zë ‘trazirës’ publike të rrjetit, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail.

Dhe në fakt imazhi i ri duket se është një variacion i fotos së Kate e Leonardo DiCaprio duke u përqafuar në posterin origjinal të Titanikut, por tashmë duket se është kthyer së prapthi, pasi tani krahët e Leos janë të dukshme.

Ndërsa Kate duket se është drejtuar pak më shumë, dhe flokët i duken edhe në anën tjetër të kokës, madje disi më të gjata e të drejta.

Komentuesit vërenin shpejt ndryshimet, teksa një prej tyre shkruante: “Mos ishte tek floktorja para se të godisnin ajsbergun?

Kurse një tjetër përdorues teorizonte se flokët e çuditshëm përfaqësojnë “rolin e saj të lartë në shoqëri” nga i cili kërkon të shkëputet, pasi dëshiron të jetë e lirë me Jack (i luajtur nga Di Caprio).

Ndërsa të tjerë ishin më të nervozuar e të drejtpërdrejtë: “Kjo është e shpifur, ku është anija?”

Publikimi i filmit shënon 25 vjet nga koha kur historia e dashnorëve Rose Dewitt Bukater e Jack Dawson u bë e njohur për shikuesit.

Prandaj për të celebruar përvjetorin, filmi është ripunuar dixhitalisht me efekte të shtuara, duke nisur shfaqjet kësaj jave.

FOTO GALERI
1/7
Titaniku, ndoshta një prej filmave më të preferuar të katastrofave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA