Greqi/ 12 të ndaluar në burgjet e Domokos kapen me celularë e armë të forta, mes tyre dhe Alket Rizai

11/01/2023 16:48

12 persona u arrestuan dhe u izoluan në qelitë e paraburgimit, në burgun e  Domokosë, pas një kontrolli policor, ndërsa u gjetën dhe u sekuestruan thika artizanale, sende të mprehta metalike, thika, kaçavida dhe celularë.

Kontrolli policor është kryer sot  në shtatë qeli ku vuajnë dënimet gjithsej shtatëmbëdhjetë të burgosur.

Në kontroll kanë marrë pjesë përfaqësuesi i organit kompetent gjyqësor, një ekip i përzier i Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, i përbërë nga punonjës policie të Departamentit të Prokurorisë për Shantazhet dhe Krimet e Rënda , policë të Departamentit të Prokurorisë për Narkotikë dhe Krimit të Organizuar.

Në këtë kuadër janë arrestuar gjithsej 12 persona, të cilët janë mbyllur në Qendrën e Paraburgimit dhe ndaj tyre është ngritur dosje për shkelje të legjislacionit për armët.

Gjatë hetimeve janë gjetur dhe sekuestruar 5 thika artizanale  të improvizuar dhe 2 prej metali, 7 kaçavida, 2 thika, 1 shkop i përbërë nga tre pjesë të bashkuara dhe të lidhura me leckë, 5 telefona celularë me karta SIM, 8 karikues dhe 3 kabllo të tipit USB, 7 USB, orë e tipit smart me karikues, 4 pirunët metalikë dhe pjesa e pirunit metalik, kufje, 2 copë të një sharre të hekurt etj.

Hetimi paraprak për sendet e gjetura, shumë prej të cilave thuhet se u gjetën në qelinë e Alket Rizait,   po kryhet nga nëndrejtoria e Policisë së Lamias.

Top Channel