Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Kaliforni pasi një stuhi e fortë ka sjellë rrebeshe, erëra të forta dhe përmbytje në shtet.

Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa miliona të tjerë janë nën paralajmërimet e motit të rëndë.

Gati 188,000 shtëpi dhe biznese ishin pa energji elektrike, sipas të dhënave.

Reshjet e dendura të shiut parashikohen të zgjasin në pjesën më të madhe të shtetit gjatë të martës, me disa zona të rrezikuara nga rrëshqitje të rrezikshme dheu.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) e ka përshkruar atë si “stuhinë më mbresëlënëse që nga janari 2005”.

Moti pritet të bjerë deri në 18 cm shi në disa pjesë deri të mërkurën dhe mund të shkaktojë përmbytje shtesë, rrëshqitje dheu. veçanërisht në zonat më të goditura më parë nga reshjet e dendura, paralajmëruan zyrtarët e NWS.

“Një ciklon i madh” po zhvillohet në brigje, thanë zyrtarët.

Top Channel