Strukturat spitalore Covid në New York janë në nivelin e tyre më të lartë të mbingarkesës në gati një vit, vetëm pasi një variant i ri koronavirusit i njohur si “Kraken” arriti dominimi në verilindje të SHBA. 

Sipas Departamentit të Shëndetit të Shtetit të New York-ut, shtrimet aktuale në spital për Covid 19 janë afër 4,000, niveli më i lartë që nga shkurti .

Rritja shqetëson ekspertët duke pasur parasysh se varianti i ri u shpall kohët e fundit si më i transmetueshmi deri më tani nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Varianti “Kraken” pritet të përhapet në perëndim me volum në rritje në ditët në vijim përpara se të bëhet përfundimisht lloji dominues i Covid në vend.

Ditët e fundit, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha në një deklaratë se “ekziston mundësia që ky variant të ndikojë në rritjen e numrit të rasteve me Covid 19” edhe në Evropë.

Të dhënat e deritanishme nga SHBA sugjerojnë se Kraken nuk është më vdekjeprurës se nënvariantet e tjera të Omicron-it. Megjithatë ekspertët kanë frikë se nëse ai përhapet me shpejtësi, numri i madh i infeksioneve do të rrisë numrin e njerëzve me simptoma të rënda të ngjashme me ato të nënvarianteve të tjera të Omicron-it.

Top Channel