Grabitësi humbi ndjenjat në gjyq! Lihen në burg hajdutët që vodhën dyqanin në Durrës nën kërcënimin e armës

10/01/2023 13:44

Gjykata e Durrësit la arrest në burg dy të akuzuarit për grabitjen e një marketi pak ditë më parë nën kërcënimin e armës.

Gjatë seancës së drejtuar nga gjyqtarja Besjana Gërxanaj ndodhi një ngjarje e pazakontë ku njëri prej të akuzuarve është ndjerë keq dhe seanca është ndërprerë. Erlind Shehaj 35 vjeç humbi ndjenjat dhe menjëherë u njoftua  shërbimi i urgjencës. I riu është nxjerrë me karrocë nga ambientet e gjykatës së Durrësit dhe dërguar në spital ku po trajtohet nga mjekët.

Pas trajtimit në spital, i riu është rikthyer në seancën gjyqësore ku gjyqtarja ka lënë në fuqi kërkesën e  prokurorisë. 35-vjeçari që u dërgua në spital për ndihmë mjekësore bëhet me dije se vuan nga epilepsia. Ai pati një goditje epileptike dhe humbi ndjenjat në sallën e gjyqit teksa po zhvillohej seanca për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj tij dhe bashkëpunëtorit të akuzuar për vjedhjen me armë të premten e kaluar.

Shehaj me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje dhe Orges Mona 34 vjeç, të dy me banim në Durrës u arrestuan nga policia vendore si të dyshuar për vjedhjen me armë të xhiros ditore të një dyqani ushqimor në zonën e Spitallës.

Nga hetimet të arrestuarit dyshohet se kanë kryer edhe dy vjedhje të tjera në një banesë në lagjen 6 dhe në një dyqan në fshatin Arapaj.

 

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA