Veprat në ekspozitën e artistit Ilir Bala trajtojnë tema, problematika dhe fragmente të jetës së përditshme.
Piktura e tij përgjithësisht përqëndrohet në përshkrimin ikonografik te figurës njerëzore, dhe kjo ekspozitë e fundit e tij është quajtur “Ballo me Maska”. Ai paraqet idenë e ndryshimit të fytyrave me maska që shkrihen në portrete dhe marrin elementë të ndryshëm të formës dhe madhësisë.
Maskat janë përdorur nga artistë të ndryshëm në veprat e tyre, veçanërisht në dekadat e para të shekullit të 20-të, nga artistë të tillë si Picasso, Matisse duke i vendosur ato në mënyrë teatrale si një metaforë groteske për të ironizuar aspektet ekonomike dhe social-kulturore të shoqërisë gjatë kësaj periudhe. Ndikimet nga artistët e mëdhenj formësojnë edhe këtë ekspozitë.
Artisti nuk tërhiqet nga një disiplinë dhe konformitet, por ka një liri natyrore gati “fëminore”.
Ekspozita kurohet nga Najada Hamza dhe Ardian Kapo dhe qëndron e hapur në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura.
Top Channel