Së fundmi, këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka paralajmëruar albumin e saj të ardhshëm të titulluar “Endless Summer Vacation”, i cili do të publikohet këtë pranverë.
Në materialet e reja muzikore, këngëtarja ka bashkëpunuar me producentë, si Kid Harpoon, Greg Kurstin, Mike WiLL Made It e Tyler Johnson.
Miley ndërsa paralajmëroi këngën e re “Flowers” paralajmëroi edhe albumin e radhës. Këngëtarja ndau gjithashtu një postim, të cilin e përshkroi në një deklaratë për shtyp si “një letër dashurie për LA”.
“Endless Summer Vacation” do të publikohet me 10 mars. Albumi i fundit nga këngëtarja, “Plastic Hearts”, u publikua në vitin 2020. Albumi i ri është në dispozicion për t’u porositur paraprakisht në variante ekskluzive online në dyqanin zyrtar të këngëtares.
Së fundmi, Cyrus u përball me një padi për të drejtën e autorit pasi postoi një imazh të saj në mediat sociale, të shkrepur nga i njëjti paparac që paditi Dua Lipa-n për të njëjtën gjë muajin e kaluar.
Në një ankesë të depozituar së fundmi në gjykatën federale të Los Anxhelosit, fotografi Robert Barbara pretendoi se Cyrus ripostoi imazhin e tij të vitit 2020, një foto e saj teksa dilte nga një ndërtesë pa asnjë lloj leje për ta bërë këtë.
Top Channel