Turistët mund të përfundojnë në burg në Dubai pas reduktimit të çmimeve të alkoolit në rezortet e modeleve të rrjetit (fotot)

06/01/2023 19:06

Turistët në Dubai po paralajmërohen se mund të përfundojnë në burg ose viktima të krimit, si pasojë e një thuajse përgjysmimi të çmimeve të pijeve alkoolike për të joshur më shumë vizitorë, të cilët tentojnë t’i tërheqin dhe Arabia Saudite dhe Katari, shkruante sot britanikja MailOnline.

Një mori modelesh, “influencuesish” apo persona nga ‘reality TV’ po rekrutohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt kryeqytetit Dubai ku është hequr taksa 30 përqind e pijeve alkoolike ditën e parë të vitit.

Pjesëmarrëse joshëse të programeve britanike reality TV si ‘Love Island’ po promovojnë baret e restorantet në Dubai duke shpërndarë video ekstreme të konsumit të alkoolit, duke kërcyer nëpër klube ose duke bërë banjë dielli në pishina, pas ndryshimeve taksore.

Pas kalimit të reduktimit 30% çmimet e pijeve pritet të bien nga 12 dollarë në 8 ne baret e famshme. Një gotë verë mund të blihet tashmë me 6 dollarë dhe një koktejl per 10 dollarë.

Grupet e të drejtave të konsumatorit parashikojnë një “përplasje kulturore” në vendin musliman duke thanë se qindra turistë mund të arrestohen mes ligjeve kontradiktore në vendin musliman.

Radha Stirling, aktiviste e grupit ‘Detained in Dubai’, tha për rrjetin MailOnline: “Reduktimi i çmimeve të alkoolit në Dubai është një mesazh i qartë për turistët dhe u thotë atyre ‘pini sa më shumë’”.

“Por nëse një vizitori i testohet gjaku ata mund të perfundojnë në burg, dhe ko ndodh pas ankesave të vendasve, edhe kur konsumatori ka pirë vetëm një birrë”.

“Ligjet në Dubai janë shumë kontradiktore, nga njëra anë njerëzit nxiten të pijnë, nga ana tjetër është një shkelje kriminale.”

Dubai është qendra tregtare e turistike e Emirateve dhe po paguan “influencuesit” në rrjet për të promovuar imazhin si një kryeqytet festash e zbavitjeje në Gjirin Persik.

Bizneset kanë nisur promovimin e uljes taksore në me anë të modeleve të Instagram, qe shpeshherë shihen me veshje shume të vogla, teksa pijë koktejle e shampanjë pranë pishinave apo në ballkonet e qiellgërvishtësave.

Liçencat për pije alkoolike i jepen jo-muslimanëve mbi 21 vjeç  që mund të blejnë nga pikat e caktuara.

Popullata prej 3.3milionë njerëzish shpesh kalohet nga numri i turistëve, teksa në 2022 vendi kishte më shumë se 12 milionë vizitorë, shkruan Daily Mail.

Zhvillimi vjen teksa vendefqinje si Katari hapën baret për turistët, sic pritet të bëjë dhe Arabia Saudite, megjithë mohimet në dukje të familjes mbretërore.

FOTO GALERI
1/7
Turistët në Dubai po paralajmërohen se mund të përfundojnë në burg ose viktima të krimit, si pasojë e një thuajse përgjysmimi të çmimeve të pijeve alkoolike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA