‘Beteja’ për titullin e Burrit më të gjatë në botë ashpërsohet nga sfiduesit afrikanë (fotot)

06/01/2023 16:04

Ai që njihet si ‘burri më i gjatë në botë’ ka refuzuar sot pretendimet e një sfiduesi duke insistuar se: “Unë jam ende numri një”.

Sultan Kösen, i cili është 2.5 metra i gjatë tregonte me krenari një çertifikatë në formë prove, pas raportimeve se sfiduesi Sulemana Abdul Samed mund të ishte i gjatë deri në 2.85 m.

29 vjeçari Beanpole Sulemana, shkaktoi zhurmë në të gjithë botën kur doktorët matën gjatësinë e tij në një klinikë rurale në Gana.

Mjekët raportohej se nuk ishin të sigurtë nëse kishin përdorur mjetet e duhura për të kryer matjet.

Nëse raportimet rezultojnë të vërteta atëherë ai do të ishte 36 cm më i gjatë se fermeri famshëm turk, 40 vjeçari Sultan.

Rekordet botërore Guinness kanë njohur deri tani Sultan si njeriun më të gjatë në botë 2.51m e tij, i cili ka gjithashtu duart më të mëdha në botë.

Edhe ky i fundit mbetej i vendosur në mbajtjen e rekordit në fshatin e tij në lindje të Turqisë.

Ai tha për agjencinë vendase Andalou, se nuk do të hiqte dorë nga titulli i tij pa rezistuar.

Sultan tha: “Unë kam këmbët më ë mëdha në botë. Mbaj këpucë të masës 61.

“Kam dhe duart më të mëdha në botë dhe të dhënat e mia janë të regjistruara. Unë jam pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.”

Ai shton më tej: “Dëgjoj disa që thonë, ‘rekordi i Sultan ka marrë fund, ka njerëz më të gjatë se ai”.

“Por unë e mbaj rekordin prej 14 vitesh dhe jam i vendosur për ta ruajtur”.

Ndërsa Sulemana, i cili mund të veshë vetëm këpucë të bëra enkas për të, ka një çrregullim rritjeje të quajtur sindroma Marfan dhe është i famshëm në Gana, ku njihet si “gjiganti miqësor”.

Gjendja e tij e detyroi të hiqte dorë nga profesioni i shoferit dhe të kthehej në fshatin e tij Accra.

Në një matje të fundit është regjistruar se gjatësia e tij është më e madhe se ajo e njeriut më të gjatë që ka ekzistuar ndonjëherë, amerikanit gjigant Robert Wadlow i cili ishte 2.72 m kur vdiq në vitin 1940.

Njeriu më i gjatë i Etiopisë, Nagawo Jimaa ka bërë së fundmi një foto me Sulemana – duke shtuar komentin: “Mos u dorëzo kurrë”.

FOTO GALERI
1/6
Sultan Kösen, i cili është 2.5 metra i gjatë tregonte me krenari një çertifikatë në formë prove, pas raportimeve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA