Zbulimi që çorienton rrotullën e historisë, arkeologët zbulojnë vendin që vërteton se paraardhësit tanë krijuan “çakmakun” 350 mijë vite para se ç’mendohej
Faqja “All About Cats” ka shpallur se cilat janë kafshët shtëpiake më të pasura në botë.
Mes tyre është edhe macja skoceze e Taylor Swift, pasuria neto e së cilës vlerësohet në 97 milionë dollarë. Më pas është një mace tjetër, e njohur si Nala Cat, pasuria e së cilës vlerësohet në 100 milionë dollarë. Vendin e parë e ka një qen, i quajtur Gunther VI, i cili është në pronësi të kompanisë italiane të medias Gunther Corporation dhe mban titullin e kafshës shtëpiake më të pasur në botë me një pasuri prej 500 milionë dollarë.

Lista është bërë duke përdorur analitikën në Instagram dhe pagesën e mundshme të kafshës shtëpiake për postim në rrjetet sociale. Në vitin 2020, Swift postoi një foto të maces së saj e quajtur Olivia Benson e shtrirë në një divan, e cila mblodhi më shumë se 2 milionë pëlqime në Instagram.
Pas maces së kënëgëtares Taylor në listën e kafshëve shtëpiake më të pasura ishin qentë e Oprah Winfrey, Sadie, Sunny, Lauren, Layla dhe Luke me 30 milionë dollarë; Pomeranian Jiffpom me 25 milionë dollarë; macja e të ndjerit Karl Lagerfeld, Choupette, me 13 milionë dollarë dhe qeni i aktores së ndjerë Betty White, Pontiac, me 5 milionë dollarë.
Top Channel