Kompania britanike e basteve refuzon të paguajë lojtarin që fitoi £15,000 me vetëm 10 paundë në Kupën e Botës (fotot)

03/01/2023 18:59

Një bastexhi që ka fituar rreth 15,000 paundë në një seri bastesh gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës, i refuzohen paratë e fituara nga një prej kompanive të mëdha në Britani.

30 vjeçari Liam Manifold, nga Staffordshire në veri të Britanisë, thotë se kishte planifikuar si do të shpenzonte paratë, por kompania Coral tha se nuk mund t’i jepte fitimet.

Tifozi kishte parashikuar se Argjentina do të shpallej kampione e botës në Katar, se Lionel Messi do të shpallej futbollisti më i mirë i turneut dhe se në finale do të ndeshjeje me Francën.

Shpejt pas finales inxhinieri i mirëmbajtjes kishte shkuar në dyqanin e basteve por ishte kthyer duarbosh, kur përfaqësuesit e Coral u justifikuan se ‘tre bastet nuk mund të kombinohen në një të vetëm pasi eventet nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën, dhe pretendonin se koefiçentet e fitimit në letër Manifold i kishte shkruar vetë.

Kështu që kompania ofroi ta paguante për fitoren e tre basteve të veçanta duke i ofruar vetëm 660 paundë.

Por burri thotë se kishte planifikuar t’i blinte babait të tij me paaftësi një karrige me rrota elektrike dhe të kursente një pjesë për të ardhmen.

Manifold insistonte se kompania duhet të paguante bastin si një i vetëm ‘me koefiçent të akumuluar’.

Ai tha: “Shkova të marr paratë por më thanë se basti është vendosur gabim dhe më ofruan 660 paundë”.

“Kalova procesin e tyre për ankesat por nuk arrita gjë, tani kam shkuar te një komision i pavarur ankesash dhe pres të dëgjoj prej tyre”.

“Shumë kompani të tjera më kanë thënë se basti është i rregullt dhe se po të ishte vendosur atje do të paguanin”.

Një zëdhënës i Coral said: “Nëse Argjentina e Franca arrijnë në finale, shanset e Argjentinës janë më të vogla nga sa ishin në fillim të kampionatit, po ashtu dhe shanset e Messit që të shpallet lojtari më i mirë shkurtohen”.

“Ndërsa koeficentët në biletë janë shkruar nga klienti jo anëtari i stafit tonë”.

FOTO GALERI
1/3
30 vjeçari Liam Manifold, nga Staffordshire në veri të Britanisë, thotë se kishte planifikuar si do të shpenzonte paratë, por kompania Coral tha se nuk mund t’i jepte fitimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA