Babai i Albano Velos, i arrestuar nga policia si autor i vrasjes së Edmond Papës, është pezulluar nga detyra si efektiv pranë komisariatit nr.4 në Tiranë.

Policia thotë se në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së Edmond Papës, nga verifikimet ka rezultuar se Albano është djali i një punonjësi policie.

Menjëherë pas arrestimit të tij, është pezulluar nga detyra punonjësi I Policisë, inspektor D. V., me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.

Lexo edhe: Hakmarrje për shokun? Del fotoja e ekzekutorit të Edmond Papës, shok i ngushtë me Aleksandër Sadikajn

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA