Kroacia feston “me euro”: Në mesnatë, ndryshon monedha dhe hyn në Schengen!

31/12/2022 14:12

Kroacia e mirëpret Vitin e ri duke hyrë në Eurozonë e në Schengen, lëvizje kjo për të cilën kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen thotë se do ta bëjë më të fuqishëm Bashkimin Europian.

“Kroacia i bashkohet komunitetit të 347 milionë europianëve që përdorin euron në jetën e tyre të përditëshme”, tha Von der Leyen në një deklaratë të lëshuar me këtë rast.

“Kjo është një arritje e madhe për Kroacinë. Një simbol i rrënjosur thellë në lidhjen e saj me BE-në, dhe një lëvizje simbolike për të gjithë zonën e euros në tërësi. Jam krenare për bllokun europian, Kroacinë dhe qytetarët e saj”, shtoi Von der Leyen.

Aktualisht, më shumë se gjysma e bankomateve të vendit janë jashtë funksionit në vazhdën e përgatitjeve për monedhën e re. Kuna kroate dhe euro do të bashkëekzistojnë për një periudhë të shkurtër tranzitore prej vetëm 14 ditësh.

Guvernatori i bankës qendrore vendase i paralajmëroi kroatët që të tërhiqnin në kohë para kesh për shkak të bllokimit që sistemi bankar do të pësojë gjatë fundjavës, kur nuk do të funksinojnë as kartat, e as lëvizjet bankare online.

Në 2 janar, cdo gjë do ti rikthehet normalitetit, u shpreh ai. Kroacia do të bëhet po kështu vendi i parë që do t’i bashkohet zonës Shengen në 11 vjet.

Një hap i tillë do t’i lejojë shtetasit e saj të udhëtojnë lirshëm e pa kontrolle kufitare drejt vendeve anëtare të BE-së, por kjo mund të nënkuptojë gjithashtu një rritje të sigurisë përgjatë kufijve të Kroacisë me shtetet jashtë bllokut europian si Bosnja e Serbia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA