Gjuetarët e UFO-ve mbeten të zhgënjyer kur zbulojnë shkakun e ’formacionit të shkëlqyer alien’ në qiellin e natës (fotot)

29/12/2022 17:10

Gjuetarët e qiellit të natës që kërkojnë me durim shenja të jetës jashtëtokësore në tokë, pretendojnë se kanë një video me pamje alienësh të kryejnë “kërkimet e tyre shkencore” mbi njerezimit, në një zonë të përfshirë së fundmi nga tornado të papritur në SHBA.

Gjuetarët e UFO-ve deklaronin se më në fund kishin regjistruar prova të jetës jashtë-tokësore me një video ku tregohej disa drita të pazakonta që lëvizin në qiell, por pak më vonë një shtëpi të moshuarish tha publikisht se kishte lëshuar ‘fenerë kinezë’ në qiell për një shërbim përkujtimor.

Scott C. Waring, i cili drejton një rrjet për pikasjet e UFO-ve deklaroi fillimisht se “anijet aliene po fluturonin të gjitha në një drejtim  dhe nuk kishin as krahë, as zhurmë dhe asnjë dritë të dukshme”.

Ai shtonte se vendndodhja e zbulimit ishte qyteza e Cameron, Texas, ku kohët e fundit kishte pasur fenomene të pazakonta të motit që sipas tij kishin tërhequr alienët: “Kemi pasur katër tornado në Texas që ne besojmë se janë shkaktuar qëllimisht nga këto UFO”.

Waring shtonte më tej per DailyStar: “Pikasjet e UFO-ve zakonisht konsiderohen si fenomene negative. Kjo sepse ata bëjnë kërkimet e tyre mbi fenomenet destruktive të motit dhe reagimet e njerëzve ose përshtatjen ndaj tyre. Për alienët njohuria mbi njerëzit është shumë e rëndësishme, për t’i kontrolluar ata sa më mirë”.

Një dëshmitar shtonte: “Formacioni dhe distanca mes tyre nuk ndryshonte, ato nuk ishin shumë larg”.

Por entuziazmit të vrojtuesve të qiellit të natës iu dha shpejt një dush i ftohtë kur dhe rezidentët konfirmuan se UFO-t mund të ishin ngatërruar me fenerët e qirinjve të lëshuar nga shtëpia e kujdesit.

Vrojtuesit u detyruan të tërhiqeshin disa hapa prapa në arritjet e tyre kundër jashtë-tokësorëve por nuk e humbën besimin dhe kurajon.

FOTO GALERI
1/3
Gjuetarët e UFO-ve deklaronin se më në fund kishin regjistruar prova të jetës jashtë-tokësore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA