Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar balerina e njohur Isida Mollayemri.

Në një intervistë ndryshe, Isida komentoi fëmijërinë, ngjitjen e parë në skenë, sfidat, miqtë e ngushtë dhe kujtimin më të bukur nga 2022 përmes 5 fotove.

Si miq të ngushtë ajo konsideroi prindërit, fotoja e të cilëve e përloti sapo u shfaq në ekran.

“Unë nuk është se vij nga një familje që ka pasur shumë mundësi. Ata sot e kësaj dite kërkojnë të falur, pasi kur kam qenë e vogël kam fituar shkollën në Julliard, por s’ kam pasur mundësi financiare të shkoj atje…Unë e kam superuar atë gjë dhe jam njeriu më i lumtur që ka shkuar kështu historia, se nëse do isha atje do isha bërë realisht si jashtë… Që ti s’ kë kohë as për veten, as për shoqërinë e as për familjen…”, tha ndër të tjera Mollaymeri.

Top Channel