Një dezertuese e grupit fetar amerikan ‘Scientology’ ka thënë se anëtari i famshëm i grupit, aktori Tom Cruise konsiderohet si “zot” ose “hyjni” mes praktikuesve të fesë.
Bree Mood, e larguar tashmë nga kisha e ‘Scientology’ (Shkencologjisë) thotë se kisha e mbrojtur nga aktori i njohur amerikan Tom Cruise dërgon me autobusë në kinema anëtarët e saj sa herë shfaqen filmat e Cruise, madje edhe për t’i shikuar ato për herë të dytë ose të tretë.
“Tom Cruise ishte një zot për ata të rangut te ulët … sa herë që dilte një film i Tom Cruise ata blenin të gjitha biletat. Mund të ishin 500, 1,000, ose deri në 2,500 vetë,” thotë Mood për rrjetin britanik Daily Mail.
Pas largimit të saj nga grupi në dukje fetar, Mood përshkruan abuzimin seksual që pësoi aty duke thënë se u detyrua të kryente dy aborte dhe u dënua me “punë të rëndë” pasi kishte shkelur rregullat e “kishës së saj”.
Megjithse besimi ka mjaft popullaritet mes punonjësve të Hollywood, “Kisha e Shkencologjisë” ka qenë shpesh e përfshirë nga skandale dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Prej kohësh ato që ndodhnin aty ishin të paditura për publikun, por vitet e fundit shumë njoftues kanë dhënë alarmin për praktikat e abuzimit të përdorura nga drejtuesit “fetarë”.
Në shumicën e rasteve dezertuesit kryesore ishin të afërm të liderit të kultit, David Miscavige. Babai i David dhe mbesa e tij kanë folur publikisht kundër organizatës dhe kanë shkruar libra për atë që ndodh prapa skene me të ashtuquajturën ‘Church of Scientology’ (Kisha e Shkencologjisë).
E larguara e profilit më të lartë prej saj është aktorja Leah Remini, e cila ka qenë pjesë e kultit që kur ishte fëmijë, por u largua dhe ekspozoi krimet e tyre në një libër dhe serial televiziv.
Remini, ashtu si Bree Mood thotë se anëtarët e kishës e konsiderojnë aktorin Tom Cruise si një hyjni.
“Ai është i dyti pas liderit David Miscavige — si të thuash ‘shpëtuesi i botës së lirë’,” thotë Remini.
Aktorja thotë se Tom Cruise i njeh mirë abuzimet që ndodhin në kishë, por vazhdimisht përpiqet t’i mbulojë ato në publik.
“Sa i përket Tom … ai i di të gjitha abuzimet që ndodhin në kishën ‘Scientology’. Ai është pjesë e tyre, është mik i ngushtë me David Miscavige, dhe nuk përfshihet nga dënimet që jep shpesh Miscavige. Një zyrtar i lartë i kishës tonë më tregoi se David Miscavige kërcënonte vazhdimisht stafin duke thënë se ‘do të sillte aty Tom Cruise, që t’ua tregonte qejfin’,” tha Remini në një intervistë me të përditshmen amerikane The Daily Beast.
Tom De Vocht, ish-anëtar i grupit të “policisë së brendshme” të kësaj kishe, tregonte se Cruise e Miscavige shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin dhe ishin të dy “të absorbuar me veten e tyre”.
“Ata janë si dy pika uji. Janë të fiksuar me veten, për ta nuk duhet të thuash asgjë përveç lavdeve më të larta, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të dukesh më i zoti se ata, sepse ndryshe e pëson keq”, thotë De Vocht.
Një tjetër e larguar nga kulti fetar, Valerie Haney, e cila ka qenë anëtare e degës së tyre për 22 vjet, thotë se kisha “merrte në audicion” të dashurat e Cruise. Haney thotë se dhe martesa e Cruise me Katie Holmes me anë të një prej këtyre audicioneve.
Ne video eshte intervista e Jenna Miscavige dhe Ron Miscavige, babai i liderit te kultit, David Miscavige.
Top Channel