“Qeveritë e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, duhet të përshpejtojnë reformat, duke përfshirë ato në energjinë e pastër dhe burimet e rinovueshme, për të korrur përfitime mjedisore, por edhe për të përmirësuar standardet e jetesës”, kështu tha në një intervistë për EURACTIV nënpresidentja e Bankës Evropiane të Investimeve, Lilyana Pavlova.

Sipas saj është thelbësore të vazhdohet puna për rritjen e konkurrencës së ekonomive rajonale përmes tranzicionit të gjelbër dhe respektimit të standardeve të BE-së.

“Kjo, është ‘jetike’ për krijimin e një mjedisi më të mirë biznesi dhe standarde jetese për njerëzit në rajon, dhe për përmirësimin e perspektivave të punësimit për të rinjtë me arsim të lartë dhe të rinj që përbëjnë rreth 40% të emigrimit nga Shqipëria”, tha ajo.

Pavlova njohu potencialin e jashtëzakonshëm për energjinë e gjelbër në rajon. Në rastin e Shqipërisë, ajo vuri në dukje se për shkak të përdorimit të hidrocentraleve dhe mungesës së gazit dhe qymyrit, sfidat e saj janë shumë të ndryshme nga pjesa tjetër e rajonit.

“Vendi mund të bëhet i vetëmjaftueshëm në energji të pastër dhe madje edhe një eksportues neto. Shqipëria është ndër vendet evropiane me orët më të larta të diellit në vit dhe ka potencialin më të lartë për energjinë diellore në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.

E kombinuar me kapacitetin e saj të konsiderueshëm hidroenergjetik, mund të bëhet një “bateri e gjelbër për rajonin më të gjerë”.

Por për të korrur vërtet përfitimet e energjisë diellore dhe të erës në Shqipëri, sipas saj aksesi në financim, përforcimi i rrjeteve të energjisë elektrike dhe ndërgjegjësimi i publikut për përfitimet e burimeve të rinovueshme duhet të përmirësohet më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA