Kërcënimet me bomba në shkollat italiane, reagon Meloni: Nuk do të lejojmë që një email anonim të frikësojë fëmijët tanë Dhjetëra persona mbetën të bllokuar në makina për më shumë se dy ditë gjatë asaj që ishte “ndoshta” stuhia më e keqe e jetës së tyre.
Stuhia e borës pothuajse ka zënë nën vete Buffalon, pasi trashësia e borës ka shkuar deri në 2.5 metra ku të paktën 28 persona kanë humbur jetën në Buffalo të New Yorkut, pasi një stuhi dimërore vazhdon të godasë Amerikën e Veriut.
Ndërkohë në totali në të gjithë zonat e prekura nga stuhia janë 56 viktima.
Presidenti amerikan Joe Biden miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetjen federale për shtetin e Nju Jorkut.
“Zemra ime është me ata që humbën të dashurit”, shkroi ai në Twitter.
Më shumë viktima pritet të zbulohen, ndërkohë, pasi të nisë të shkrijë dëbora. Stuhia dimërore e quajtur “cikloni bombë” – nga sinoptikanët, ka sjellë borë të dendur dhe erëra dhe ka ndërprerë udhëtimin nëpër SHBA.
Por ndërsa stuhia bllokoi njerëzit brenda, shumë u përballën me kushte të vështira edhe në shtëpi.
Stuhia shkaktoi ndërprerje të konsiderueshme të energjisë pasi nënstacionet elektrike u mbuluan me borë dhe madje u ngrinë, duke lënë njerëzit pa ngrohje.
Top Channel