Bomba e merkatos, Liverpool i rrëmben objektivin rivalëve të Man. UTD

27/12/2022 08:37

PSV dhe Liverpool kanë arritur marrëveshje për transferimin e Cody Gakpo te skuadra e Jurgen Klopp.

Ishte vetë klubi i Psv Eindhoven që komunikoi lajmin dhe administratori Marcel Brands e konsideroi si transferimin rekord të klubit holandez.

Sulmuesi 23-vjeçar, protagonist i madh me kombëtaren holandeze në Botëror do të niset menjëherë drejt Anglisë, ku do të kryejë formalitetet e nevojshme për të përfunduar transferimin.

Edhe pse shifra zyrtare për shitjen e Gakpo nuk është komunikuar ende, por raportohet se bëhet fjalë për 50 milionë paund plus bonuset.

Një “bombë” e vërtet, pasi Manchester United dhe Erik ten Hag kishin shfaqur interes që në merkaton e verës, por tani duhet të marrin masa pasi do ta kenë kundërshtar./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA