![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-26T221509.575-800x450.jpg)
Deficiti në sistemin energjetik të Ukrainës është ulur pak, por kapaciteti ende nuk është i mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e banorëve të vendit, njoftoi sot operatori shtetëror Ukrenergo.
“Kapaciteti ekzistues nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha nevojat e përdoruesve në vend, sepse konsumi i energjisë elektrike është rritur”, ka thënë kompania në llogarinë e saj në Telegram.
Në kryeqytetin ukrainas ka ndërprerje të vazhdueshme të energjisë, sipas korporatës energjetike ukrainase DTEK.
Deficiti i energjisë elektrike u zvogëlua pasi termocentrali u rifillua pas riparimeve dhe numri i familjeve që marrin pjesërisht energji elektrike po rritet, njoftoi Ukrenergo, por sipas zyrtarëve gjysma e strukturës elektrike të vendit është dëmtuar.
Kryeministri ukrainas Denis Shmygal deklaroi më parë se kufizimet në konsumin e energjisë elektrike do të mbeten në fuqi këtë dimër.
Që nga mbrëmja e së hënës, nëntë milionë ukrainas mbetën pa energji elektrike.
Top Channel