Tregu kartel i miellit! Ekspertët: Gjoba, shumë e vogël përballë abuzimit shumë të madh

26/12/2022 19:39

Autoriteti i Konkurrencës gjobiti pak ditë më parë me rreth 10.6 milionë lekë 4 kompani mielli pasi sipas tij operonin si kartel dhe fiksonin çmimet.

Ndëshkimi me gjobë vjen pas monitorimit të tregut për gati 1 vit, nga shtatori 2021 deri në gusht të këtij vitit ku sipas Autoritetit kompanitë kishin aplikuar çmime të njëjta.

Por, si shpëtuan nga gjobitja një vit më parë këto kompani? Autoriteti i Konkurrencës kishte hapur edhe më herë një hetim për to, por me argumentin se nuk kishin prova të mjaftueshme nuk i ndëshkuan kompanitë me gjobën që propozoi Sekretariati i Autoritetit prej 5 milionë euro dhe vendosën ti mbanin edhe një vit tjetër nën monitorim. 2 anëtarë të Bordit të Autoritetit ishin pro gjobitjes, por 3 anëtarë të tjera votuan kundër duke hedhur kështu poshtë propozimin.

Ekspertët komentojnë vendimin e fundit të gjobitjes së kompanive të miellit.

Pas agresionit rus, çmimet u rritën ndjeshëm dhe valës së shtrenjtimit nuk i shpëtoi as ai i bukës, që veç luhatjeve në tregjet ndërkombëtare në vendin tonë qytetarët po paguanin tashmë edhe për abuzimin me çmimin e miellit.

 

Top Channel