Fitore Mes Rekordeve, Liverpooli Harron Me “Tris” Eliminimin Nga EFL Cup

26/12/2022 21:52

Liverpooli la pas krahëve humbjen ndaj Manchester City dhe eliminimin nga EFL Cup duke mposhtur 1-3 në transfertë Aston Villa, në një takim ku u vendosën rekorde.

Skuadra e Jurgen Klopp e mbylli fraksionin në avantazh të dyfishtë falë golave të Momo Salah dhe Virgil Van Dijk, me sulmuesin që arriti ish-kapitenin Steven Gerrard me 50+ gola dhe asiste së bashku në kampionat.

Vendasit reaguan dhe shkurtuan rezultatin me anë të Ollie Watkins, por Klopp aktivizoi 18-vjeçarin Stefan Bajcetic dhe mesfushori spanjoll shënoi golin e qetësisë dy minuta më vonë nëpërmjet golit të tij të parë në Premier.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat për Liverpoolin, që gjithsesi mbetet shumë larg skuadrave të kreut. “ The Reds” renditen përkohësisht në vendin e gjashtë me 25 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA