Polonia e Robert Lewandowskit ia doli të kualifikohej në fazën e 1/8-tave së bashku me Argjentinën teksa në sfidën mes dy kombëtareve, vëmendja ishte e gjitha për yjet respektivë të skuadrave, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski.
Së fundmi, polaku zbulon se bisedoi në fundin e asaj ndeshje me “pleshtin” duke zbuluar vetëm se bëhej fjalë për një bisedë të bukur.
“Nuk dua të zbuloj atë se çfarë bieduam, por mund të siguroj se bëhet fjalë për një bisedë mjaft të bukur. Besoj se të tilla gjëra nuk kanë nevojë të shpjegohen sepse është diçka private”, u shpreh Lewa, i cili në një intervistë të fundit zbulon edhe dëshirën e tij në fund të karrierës. 34-vjeçari shpreson shumë që në të ardhmen të ketë mundësinë të luaj në një skuadër me Messin.
Top Channel